Trajnerët

Trajnerët më poshtë janë të trajnuar dhe të çertifikuar si edukatorë në projektin "Demos-ti", ku ata do të përdorin metodat e edukimit joformal për të shpjeguar konceptet e demokracisë.

Bjondina Çanta

Trajnere

Bjondina ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Edukimit në departamentin e Pedagogjisë së Përgjithshme. Gjatë asaj kohe, ajo ka bërë një hulumtim mbi nivelin e informimit dhe orientimit profesional të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë, hulumtim i cili do të jetë pjesë e një libri që do të botohet së shpejti. Tani ajo ka filluar studimet e nivelit master në fushën e Pedagogjisë, drejtimi Teorik-Shkencor në Universitetin e Prishtinës.