Trajnerët

Trajnerët më poshtë janë të trajnuar dhe të çertifikuar si edukatorë në projektin "Demos-ti", ku ata do të përdorin metodat e edukimit joformal për të shpjeguar konceptet e demokracisë.

Dhurata Berisha

Koordinatore e projektit

Dhurata është në përfundim të studimeve bachelor për Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Universitetin e Prishtinës. Gjatë studimeve, ajo ka punuar si mësimdhënëse e gjuhës angleze dhe ka përfunduar praktikën si përkthyese në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës (Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare). Gjithashtu, ajo ka punuar si përkthyese e pavarur në Pl4y International Kosovo (Sport Sans Frontières) ku ende vazhdon të jap kontributin e saj. 

Përveç studimeve, Dhurata vazhdimisht ka bërë punë vullnetare në komunitetin e saj, dhe ka ndjekur programe të ndryshme arsimore të edukimit joformal, trajnime, vizita studimore, konferenca dhe ka qenë pjesë e shumë shkëmbimeve rinore. Ajo ka më shumë se pesë vite përvojë pune me fëmijë dhe të rinjë të komuniteteve të ndryshme dhe ka qenë pjesë e programit të BE-së Erasmus Plus.