Trajnerët

Trajnerët më poshtë janë të trajnuar dhe të çertifikuar si edukatorë në projektin "Demos-ti", ku ata do të përdorin metodat e edukimit joformal për të shpjeguar konceptet e demokracisë.

Vesa Hasani

Trajnere

Vesa studioi në Fakultetin Filozofik, për Psikologji në Universitetin e Prishtinës. Ajo është pjesëtare e Qendrës Kosovare për Psikoterapi Pozitive, ku mori pjesë në shumë trajnime dhe u çertifikua si këshilluese në kursin bazik, kurse tashmë është duke vazhduar trajnimet e kursit master të Psikoterapisë Pozitive. Gjatë studimeve, ajo bëri punë praktike në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, pastaj në organizatën për fëmijët me autizëm “ANAK”, në “Down Syndrome Kosova”, në SOS fshatrat e Kosovës, si dhe në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova”. Përveç të tjerash, ajo bëri punë praktike edhe në organizatën joqeveritare TOKA, në projektin e mësimit tërëditor. Tani Vesa është duke punuar si trajnere në projektin “Demos-ti”, i implementuar nga OJQ TOKA.