Trajnerët

Trajnerët më poshtë janë të trajnuar dhe të çertifikuar si edukatorë në projektin "Demos-ti", ku ata do të përdorin metodat e edukimit joformal për të shpjeguar konceptet e demokracisë.

Dorentina Murturi

Trajnere

Dorentina ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik për Psikologji të Përgjithshme.  Tani është duke ndjekur studimet master, po ashtu në Universitetin e Prishtinës në Psikologji Shkollore dhe Këshillim. Dorentina gjatë studimeve bachelor ka mbajtur disa praktika në fushën e edukimit dhe të këshillimit psikologjik. Ajo ka mbajtur edhe disa trajnime të lidhura me edukimin joformal, ku ka pasur rastin të punojë në atë drejtim.