Trajnerët

Trajnerët më poshtë janë të trajnuar dhe të çertifikuar si edukatorë në projektin "Demos-ti", ku ata do të përdorin metodat e edukimit joformal për të shpjeguar konceptet e demokracisë.

Fjolla Shaqiri

Trajnere

Fjolla punon në Kryqin e Kuq të Kosovës që shtatë vite, fillimisht si vullnetare, më vonë si lidere e rinisë dhe së fundmi si trajnere e çertifikuar e Ndihmës së Parë. Kurset e Ndihmës së Parë ku punon ajo përfshijnë fëmijë dhe të rritur nga fusha dhe profesione të ndryshme. Tashmë, ajo është në përfundim të studimeve bachelor në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik për Psikologji të Përgjithshme. Ajo gjithashtu ka përfunduar studimet për Kitarë Klasike në Shkollën e Muzikës “Çesk Zadeja”, dhe ka marrë pjesë në ARS Kosova Garat e Muzikës për të Rinjë – Garat Ndërkombëtare në kategorinë Kitarë Klasike.