Trajnerët

Trajnerët më poshtë janë të trajnuar dhe të çertifikuar si edukatorë në projektin "Demos-ti", ku ata do të përdorin metodat e edukimit joformal për të shpjeguar konceptet e demokracisë.

Blerina Muqolli

Trajnere

Blerina vie nga qyteti i Pejës. Ajo ka përfunduar shkollën e mesme në Gjimnazin “Bedri Pejani”, po ashtu në Pejë. Ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në departamentin e Gazetarisë. Gjatë vitit 2014, ajo punoi në gazetën “Tribuna”. Më pas, punoi në televizionin “Tribuna Channel” deri në mars të vitit 2016. Ajo ka qenë pjesëmarrëse edhe në dy projekte të tjera të TOKA-s. Gjithashtu, ka marrë pjesë në disa aktivitete rinore të organizuara në Pejë.