Trajnerët

Trajnerët më poshtë janë të trajnuar dhe të çertifikuar si edukatorë në projektin "Demos-ti", ku ata do të përdorin metodat e edukimit joformal për të shpjeguar konceptet e demokracisë.

Naim Robelli

Trajner

Naimi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në departamentin e Agroekonomisë në Prishtinë. Megjithatë, shumicën e përvojës e ka në punën me fëmijë. Në dy vitet e fundit, punon si trajner basketbolli me grupmoshat e reja në akademinë e klubit të basketbollit Prishtina. Ai gjithashtu ka ndjekur trajnime në fushën e edukimit joformal, teknologjisë dhe sportit. Së fundmi, ka punuar në projektin e mësimit tërëditor në disa nga shkollat fillore të Prishtinës dhe në kampet verore të organizuara nga TOKA.