Trajnerët

Trajnerët më poshtë janë të trajnuar dhe të çertifikuar si edukatorë në projektin "Demos-ti", ku ata do të përdorin metodat e edukimit joformal për të shpjeguar konceptet e demokracisë.

Duresa Tafa

Trajnere

Duresa ka përfunduar studimet bachelor në departamentin e Studimeve Evropiane në kolegjin “Instituti i Studimeve dhe Politikave Evropiane” ISPE në vitin 2015. Gjatë kësaj kohe, ajo bëri punë praktike në Ministrinë e Integrimeve Evropiane. Po ashtu, kontribut dha në organizatën FOL si hulumtuese në platformën “Anti-corruption”, si dhe ishte pjesë e organizatave të ndryshme rinore në pozita udhëheqëse. Duresa iu bashkangjit projektit Demos-ti në qershor të vitit 2016. Ajo beson se edukimi joformal është pjesë e pandashme e procesit të të mësuarit të fëmijëve, dhe si i tillë, kontributi në atë fushë është i domosdoshëm.