Vizita e nënkryetares së Parlamentit Europian znj. Ulrike Lunacek

Më datën 31.10.2017, na vizitoi znj. Ulrike Lunacek, nënkryetarja e Parlamentit Europian. Ajo ishte pjesë e programit të edukimit qytetar ‘Demos-Ti’ ku bashkëbisedoi me nxënësit e klasës së pestë nga fshati Dobërllukë i Komunës së Vushtrrisë për demokracinë dhe rëndësinë e qytetarëve në vendimmarrje. Gjithashtu, znj. Lunacek ju tregoi të rinjëve pjesëmarrës se cili ka qenë roli i saj i deritanishëm si raportuese e Kosovës dhe po ashtu ka shprehur dëshirën e saj të madhe në të ardhmen të vijë të vizitojë natyrën e bukur të Kosovës.