Çka është?

Demokracia është një formë e qeverisjes, që nënkupton të drejtën e barabartë të qytetarëve, për të marrë pjesë në vendimmarrje. Termi demokraci për herë të parë është përdorur në Greqinë antike në shekullin e V-të, ku ‘’demos’’ do të thotë popull dhe ‘’kratos’’ do të thotë pushtet. Në shtetet demokratike, të gjithë gëzojnë të drejta të barabarta pa dallim: gjinie, moshe, etnie, race, besimi dhe bindje. Një shtet demokratik aplikon parimet e demokracisë, parime këto që lidhen drejtpërdrejt me të drejtat dhe obligimet e qytetarëve. Ndër parimet kryesore të demokracisë janë: liria, barazia, drejtësia, pjesëmarrja aktive, zgjedhjet e lira, respektimi i të drejtave të njeriut, bashkëpunimi dhe toleranca. Pra, demokracia me fjalë të tjera është zëri i popullit.