Si funksionon?

Demokracia funksionon në bazë të disa elementeve, ku si element themelor janë zgjedhjet. Përmes zgjedhjeve, qytetarët zgjedhin deputetët, të cilët do t’i përfaqësojnë kërkesat e popullit në Kuvendin e Kosovës. Përfaqësuesit e zgjedhur miratojnë ligje dhe për këtë arsye Kuvendi njihet si pushteti legjislativ. Mirëpo, demokracia funksionon edhe në bazë të dy pushteteve të tjera, e që janë: pushteti ekzekutiv dhe ai gjyqësor. Qeveria ushtron pushtetin ekzekutiv, ndërsa pushteti i tretë ushtrohet nga gjykatat.
Pra, demokracia funksionon në bazë të ndarjes së këtyre tri pushteteve, ku secili prej tyre ka detyra dhe përgjegjësi, që pamundësojnë ndikimin e njërit pushtet tek pushteti tjetër.