Punëtoritë e demokracisë do të zgjasin 4 orë, dhe ato do të mbahen në zyret e TOKAs (përballë objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës). Transporti i fëmijëve dhe një shujtë do të jenë të siguruara nga TOKA.
Pjesëmarrja në Punëtori është pa pagesë, ndërsa nga mësimëdhënësit kërkohet që ta marrin pëlqimin me shkrim nga prindërit për pjesëmarrje në Punëtori (formulari do t’ju dërgohet nga TOKA pas aplikimit tuaj), si dhe t’i shoqërojnë nxënësit gjatë punëtorisë.
Paraprakisht e falenderojmë personelin e shkollës (arsimtarët), mbështetja e të cilëve është shumë domethënëse gjatë zhvillimit të punëtorive dhe vizitave të mundshme në Kuvendin e Kosovës, në aspektin e sigurimit të nxënësve dhe mbajtjes së diciplines.
Punëtoritë e Demokracisë “Demos-ti” është projekt arsimor i Kuvendit të Kosovës, i mbështetur nga ERSTE Stiftung dhe që implementohet nga OJQ TOKA.
Faleminderit për bashkëpunim!