Fillon mbajtja e Punëtorive nga ‘’DEMOS-TI’’

Zyrtarisht me 4 tetor do të fillojnë të mbahen Punëtoritë e rregullta të Demokracisë, ‘’Demos-ti’’. Trajnerët e ‘’Demos-ti’’, kanë punuar përgjatë muajve qershor, korrik, gusht dhe shtator në përpilimin e materialeve, si dhe kanë bërë organizimet e nevojshme në mënyrë që gjithçka të jetë gati me këtë datë. Megjithatë, gjatë muajve maj, qershor dhe shtator janë mbajtur disa Punëtori testuese në bashkëpunim me disa shkolla të Prishtinës. Tashmë, gjithçka është gati. Ju mirëpresim në Punëtoritë tona.