Promovohet ''DEMOS-TI'' në Kuvendin e Kosovës në ‘‘Ditën e Demokracisë’’

Projekti ‘‘Demos-ti’’, pikërisht në ‘‘Ditën e Demokracisë’’ është promovuar para nxënësve të qyteteve të ndryshme të Kosovës. Këta nxënës erdhën në oborrin e Kuvendit të Kosovës, për ta bërë shënimin tradicional të ‘’Ditës së Demokracisë’’, me ç’rast Kuvendi hapi dyert për vizitorë në datën e 15 shtatorit.
Ndër të tjerash, gjatë kësaj vizite, nxënësit patën mundësi të njoftohen më nga afër rreth qëllimit të projektit ‘’Demos-ti’’. Në ndërkohë, trajnerët e ‘‘Demos-ti’’ realizuan disa aktivitete argëtuese, me anë të të cilave u dha një pasqyrë e asaj se si do të jetë natyra e Punëtorive të projektit. Nxënësit kaluan kohë të këndshme dhe argëtuese në promovimin e ‘‘Demos-ti’’.