Demos-ti ju fton ta festoni ditën e demokracisë

Kuize, debate, aktivitete të ndryshme kreative si dhe panair i organizatave të shoqërisë civile e shumë gjëra të tjera, ju presin në Kuvend në ''Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë''.

Nesër më 15 shtator, klasa VI-3 nga shkolla fillore ‘’Pavarësia’’ në Prishtinë, përmes kësaj video

https://vimeo.com/233642451 

 ju fton të gjithë juve qytetarë të dashur, të vini në Kuvend dhe të merrni pjesë në festimin e kësaj dite të rëndësishme.

15 Shtatori njihet si Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, pas përcaktimit të saj nga ana e 

Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me qëllim për ruajtjen dhe promovimin e principeve të demokracisë kudo në botë.