Mbi 4000 nxënës pjesë e ''Demos-ti''

Gjatë këtij viti shkollor, 4371 nxënës nga shkolla të ndryshme të Kosovës, kanë qenë pjesë e Punëtorive për Demokraci ‘’Demos-ti’’.

Gjithsej, janë mbajtur 181 punëtori, ku nxënësit kanë arritur të prodhojnë 157 gazeta. Mirëpo, kjo nuk është e tëra. Nxënësit pjesëmarrës në punëtoritë tona, gjithashtu kanë prodhuar 24 video. E gjitha kjo është realizuar duke bazuar në imagjinatën dhe kreativitetin e tyre si dhe në informatat e marra gjatë punëtorisë.

Punëtoritë e Demokracisë do të vazhdojnë prapë nga shtatori i këtij viti. Ato do të mbahen në dy orare, para dhe pasdite. Ju do të keni mundësi të jeni pjesë e aktiviteteve dhe metodave të ndryshme interaktive, përmes të cilave do të merrni shumë njohuri.

Mirësevini!