Përshtypjet e mësimdhënësve për projektin ‘’Demos-ti’’

Mësimdhënësit të cilët ishin pjesëmarrës bashkë me klasën e tyre në Punëtoritë e Demokracisë ‘’Demos-ti’’ ishin mjaft të kënaqur me rrjedhën e Punëtorive. Ata kanë shprehur interesim të madh për pjesëmarrje dhe disa nga komentet që ata i kanë dhënë në lidhje me Punëtoritë, do t’i gjeni më poshtë:

Kujdestarja Blerina Haraqija nga shkolla fillore ‘’Mustafa Bakija’’ Gjakovë, është shprehur: ‘’fëmijët kalojnë në faza të ndryshme gjatë rritjes, gjë që e bën të nevojshme gjithëpërfshirjen në proceset demokratike, duke reflektuar kështu tolerancë, solidaritet, humanitet, etj. Andaj, mendoj që organizata dhe projekti juaj arrijnë të vetëdijësojnë gjeneratat e reja për rrugën që na pret’’.

Ndërsa, kujdestari i klasës VII-1 Dëfrim Piraj nga shkolla follore ‘’Halil Alidema’’ Pozheran ka theksuar: Punëtoria e Demokracisë ‘’Demos-ti’’ i shkëput nxënësit nga aktivitetet rutinore, dhe i fut ata në një horizont të të menduarit ndryshe, duke u krijuar një vetëbesim më të madh në raport me vlerat e tyre dhe kapacitetet e intelektit të tyre’’.
‘’Kënaqësi e veçantë që ndodhemi në këtë punëtori tuajën. Afërsia dhe ngrohtësia që na jepni na mbushën zemrat gëzim. Barazi duhet të ketë kudo që shkojmë, e këtë e gjetëm edhe pranë jush’’ ka shkruar kujdestarja Leonorë Ramadani-Shala nga shkolla fillore ‘’Hilmi Rakovica’’, Prishtinë.

Shqipe Morina kujdestare e klasës IX-4 nga shkolla fillore “Pjetër Bogdani” Prishtinë, komentoi se për klasën e saj ishte një ditë e veçantë. ‘’Përmes lojërave të ndryshme edukative, nxënësit mësuan për demokracinë si koncept, mënyrën si funksionon ajo dhe institucionet demokratike. Gjithashtu, nxënësit vizituan Kuvendin e Kosovës, në cilësinë e një gazetari, ku patën rastin të takohen edhe me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin’’ ka shtuar ajo.

Po ashtu, njëri nga mësimdhënësit e shkollës ‘’Nazim Gafurri’’ në Prishtinë, u shpreh se puna ndryshe, ambienti ndryshe, çasja dhe aktiviteti së bashku me edukatorët, reflektuan pozitivitet tek nxënësit.