Kuvendi i Shqipërisë për vizitë në “Demos-ti”

Punëtoritë e Demokracisë, pritën në vizitë të enjten e 8 qershorit, mysafirë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite, nxënësit pjesëmarrës në këto punëtori kaluan një ditë jo si të tjerat. Ata jo vetëm që takuan zyrtarë të lartë të Kuvendit të Shqipërisë, por edhe i intervistuan ata para kamerave të “Demos-ti”. Përgjigjet e zyrtarëve të Kuvendit, gjithashtu janë përfshirë edhe në gazetë, në punëtorinë e pasdites.

Nxënësit me mysafirët në përgjithësi diskutuan rreth rëndësisë që ka demokracia në jetërat e qytetarëve. Zyrtarët nga Kuvendi i Shqipërisë u shprehën tejet të kënaqur me punën që u zhvillua në këto punëtori. Ata madje iu bënë ftesë publike të gjithë nxënësve të shkollave kosovare, që të vizitojnë Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo vizitë u realizua në bashkëpunim me Zyrën OSCE në Shqipëri, zyrtarë të së cilës treguan dëshirën për bashkëpunim me projektin “Demos-ti’’.

Punëtoritë e Demokracisë zhvillohen që nga tetori i vitit të kaluar. Deri më tani në punëtoritë tona, kemi pasur rreth 4400 nxënës pjesëmarrës nga i gjithë vendi.