TOKA dhe MASHT nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Dje ishte ditë e veçantë në "Demos-ti", Punëtoritë tona të Demokracisë.

TOKA dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nënshkruan memorandumin e marrëveshjes që lejon "Demos-ti" të mirëpres shkolla nga të gjitha komunat e Kosovës. Deri më tani, rreth 2000 nxënës kanë qenë pjesë e Punëtorive të Demokracisë dhe jemi shumë të lumtur që tani bashkëpunimi ynë po zgjerohet në tërë Kosovën.

Ne i ftojmë të gjitha klasët V-IX, nga Kosova të aplikojnë për të fituar njohuri të reja, përvojë të paharruar dhe argëtim. Mësimdhënësit kujdestarë mund t'i regjistrojnë klasët e tyre për pjesëmarrje këtu: http://www.demos-ti.org/kalendari/

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, dje para nënshkrimit të marrëveshjes, vizitoi Punëtoritë tona si mysafir dhe u intervistua nga nxënësit për punën e tij, planet e ardhshme të Ministrisë dhe rolin e saj në ndihmën për fëmijët në nevojë.

Për të mësuar më shumë për projektin, shfletoni gazetat dhe lexoni mendimet e fëmijëve për demokracinë.

 

 

TOKA and the Ministry of Education, Science and Technology signed the cooperation agreement

 

Yesterday was a very special day in Demos-ti, our Democracy Workshops.

TOKA and the Ministry of Education, Science and Technology signed the cooperation agreement that now allows Demos-ti to host schools from all municipalities of Kosovo. We welcomed around 2000 students to be part of Democracy Workshops and now we are more than happy to expand our cooperation throughout Kosovo.

Now, we would like to invite all 5-9 grades of Kosovo to apply to gain new knowledge, unforgettable experience and fun. Teachers can register their classes to participate here: http://www.demos-ti.org/kalendari/

Before signing the agreement yesterday, The Minister of Education, Science and Technology, Mr. Arsim Bajrami, visited our Workshops as a guest and was interviewed by our students about his work, future plans of the Ministry and Ministry's role in assisting children in need.

To learn more about the project's work, please check the newspapers online and read children’s opinions about democracy.