Kush Jemi?

Punëtoritë për Demokraci “Demos-ti” është projekt i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i përkrahur nga Fondacioni ERSTE me implementues organizatën joqeveritare “TOKA”  e cila fokusohet në edukimin joformal dhe metodat interaktive të edukimit. Projekti Punëtoritë për Demokraci “Demos-ti” është projektuar si program për edukimin qytetar të fëmijëve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta, përmes të cilit ata fitojnë njohuri lidhur me demokracinë parlamentare. Me ndihmën e edukatorëve, nxënësit do të mësojnë se si funksionon demokracia përmes përdorimit të metodave interaktive dhe aktiviteteve të përshtatshme për moshën e tyre.